Kriza politike në Kosovë, Albin Kurti i përgjigjet Hashim Thaçit

8 Prill 2020 | 05:45

“Nuk mund të ketë shqetësim tjetër veç shëndetit të qytetarëve”. Kështu deklaroi Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti duke iu përgjigjur interesit të medias se kur do t’i dorëzojnë presidentit emrin e mandatarit për kryeministër.

“Nuk kemi kohë për të humbur me çështje të ping pongut politik. Nuk mund të ketë temë tjetër, kur nuk mund të këtë prioritet tjetër. Ne jemi të angazhuar maksimalisht në luftimin e pandemisë dhe nëse do të shpërqendroheshim në çështje të tjera do të dobësonin veten tonë në këtë front jetik për shëndetin e qytetarëve të Republikës”, tha Kurti.

Kurti ka komentuar dhe qëndrimin e Rusisë sa i përket reciprocitetit ku përmes një deklarate zyrtare të ministrisë e Jashtme të Rusisë theksohet se Kosova po detyron Beogradin që të vërë emrin e Republikës së Kosovës në mallra, duke bërë kështu që indirekt, Serbia ta pranojë Kosovën si shtet.

“Natyrisht që reciprociteti buron nga koncepti i barazisë dhe nuk do mend atyre s’iu kanë pëlqyer, sepse e dimë si janë dhe i njohim që moti”, shtoi Kurti.

Deklaratat Kurti i bëri pas takimit me Lutfi Hazirin kryetarin e komunës së Gjilanit,  ku u diskutua rreth situatës së krijuar nga COVID-19. Gjilani është një nga komunat më të prekura nga virusi vdekjeprurës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026