Propozimi për zgjatjen e vetingut së shpejti në Kuvend, Manja: Kemi nisur negociatat me opozitën
Propozimi për zgjatjen e vetingut pritet t’i shkojë në ditët në vijim Kuvendit, njoftoi ditën e sotme ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Manja tha se për këtë nismë mazhoranca ka nisur negociatat edhe me opozitën. Ai shtoi se konsultim i ngushtë po bëhet dhe me partnerët ndërkombëtarë.
Sipas kreut të Drejtësisë e vetmja rrugë për plotësomini e vakancave në sistemin gjyqësor është rritja e numrit të pranimeve në shkollën e Magjistraturës, si dhe krijimi i hartës së re gjyqësore.
Vetingu, procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës së zyrtarëve të lartë është cilësuar si një nga reformat më madhore të Shqipërisë në vitet e fundit. Ai ishte parashikuar të mbyllej brenda vitit, por hapi i ngadaltë i progresit të tij ka lindur nevojën për zgjatje të afatit, gjë që do të kërkojë votimin në Parlament.
Deri më tani, sipas Ministrisë së Drejtësisë nga 443 gjyqtarë dhe prokurorë të vetuar, afro 60% e tyre janë shkarkuar ose larguar me dorëheqje.
Në tryezën e konferencës të organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, z. Luigi Soreca u shpreh se Reforma në Drejtësi po sjell rezultate konkrete, të cilat kanë qenë të paimagjinueshme.
Ambasadori dha si shembull hetimin e 23 ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga gjyqësori.
“Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë”, u shpreh ambasadori Soreca.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta