Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia
Mëngjesin e sotëm, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, z. Arben Vitia dha dorëheqjen nga detyra.
Ky veprim i z. Vitia erdhi, pasi është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës, zgjedhje që do të zhvillohen më 17 tetor.
“Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më pati ngarkuar kryeministri Kurti ndaj të cilit do të jem mirënjohës jo vetëm për besimin por edhe përkrahjen e parezervë”, u shpreh Vitia gjatë konferencës për mediat.
Kandidati për kryetar komune u fokusua edhe tek situata epidemiologjike, ku nënvizoi se vala e katërt e pandemisë në Kosovë është nën kontroll.
Më 14 shkurt u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje mori 58 deputetë.
Në këto zgjedhje, Vjosa Osmani rezultoi kandidatja më e votuar në listën e LVV-së, e cila tashmë mban rolin e presidentes së vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta