Varianti Delta shtoi viktimat, bilanci i shtatorit dy herë më i lartë se i vitit të shkuar
Ministria e Shëndetësisë raportoi të premten për vdekjen e 7 pacientëve të tjerë me COVID-19 duke e mbyllur bilancin e muajit shtator me 207 viktima – 104 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Ministria tha se viktimat e së premtes ishin të moshave nga 47 deri në 79 vjeç nga Tirana (2), Fieri (2), Vlora, Burreli dhe Gjirokastra.
Autoritetet thanë se 647 persona rezultuan pozitivë nga 4,139 teste të kryera (pozitiviteti 15.6%).
Pozitiviteti mes të testuarve i 24 orëve të fundit rezulton në ulje krahasuar me mesataren e përgjithshme të gjithë muajit shtator (16.1% – nga 153,751 teste 24,845 persona pozitivë).
Vitin e shkuar autoritetet shqiptare kryenin më pak teste. Saktësisht 6 herë më pak. Sidoqoftë të dhënat zyrtare tregojnë se infeksioni nga varianti fillestar (i Wuhanit) i COVID-19 solli më pak vdekje në Shqipëri gjatë muajit shtator të vitit të kaluar.
Gjatë shtatorit 2020 u kryen 25,404 teste, prej së cilave rezultuan pozitivë 4,293 persona (pozitiviteti 16.8%) ndërkohë që humbën jetën 103 pacientë.
Shqipëria vuajti shpërhapje të madhe të variantit Delta gjatë muajit gusht 2021. Gjatë kësaj periudhe u pikasën 13,304 raste me infeksion.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i rasteve ishte 3 herë më i lartë, por kjo kaloi pa shumë vëmendje nga opinioni publik pasi numri i vdekjeve ishte relativisht i ulët, madje më i ulët se i vitit të shkuar (127 gusht 2020; 41 gusht 2021).
Shtatori dha një panoramë më dramatike të situatës. Një pjesë e atyre që u infektuan gjatë gushtit vuajtën rëndim të shëndetit duke iu drejtuar spitaleve. Nën këtë dinamikë u regjistruan edhe viktimat me ditën më tragjike 29 shtatorin (17 viktima) – kaq viktima nuk raportoheshin prej 6 muajsh në Shqipëri.
Lehtësuese për situatën duket fakti se pozitiviteti po vjen në rënie dhe po kështu edhe rastet aktive po bien. Autoritetet kanë bërë thirrje vazhdimisht që popullata të vijojë të vaksinohet në mënyrë që numri i hospitalizimeve të mbahet nën kontroll dhe po kështu vdekjet të mënjanohen.
Prej fillimit të pandemisë në Shqipëri kanë humbur jetën 2,705 persona – ose 1.6% e personave që kanë rezultuar zyrtarisht pozitivë në teste.
Euronews Albania sjell më poshtë të gjitha të dhënat zyrtare të pandemisë të vëna në krahasim me vitin e shkuar:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta