Ministrja Balluku dhe ambasadorja e SHBA në HEC-in e Skavicës: Do të shtojmë investimet në veri
Ambasadorja Yuri Kim ishte e pranishme bashkë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës.
Ambasadorja Kim shprehu kënaqësinë që ndodhej në Kukës në praninë e një nga kompanive më të mëdha amerikane, ndërsa u zotua se do të shtohen investimet në veri të vendit.
Yuri Kim solli në vëmendje prioritetet e SHBA-së në Shqipëri, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin duke theksuar se në të tre drejtimet ka pasur përmirësim.
Ndërkohë, sipas Ballukut HEC-i i Skavicës kontribuon në transformimin e Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë.
“HEC Skavica, pjesa e katërt dhe e munguar e kaskadës së Drinit prej 50 vjetësh, e cila rrit sigurinë energjetike, rrit kapacitetet prodhuese dhe mbrojtjen nga përmbytjet, kontribuon ndjeshëm drejt transformimit të Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë elektrike,” – tha ministrja.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta