Tërhiqet Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nga veriu, KFOR-i zbret në terren
Ashtu siç ishte vendosur me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat, sot janë tërhequr automjetet e rënda, që shërbenin si barrikadë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Pas shumë ditësh qëndrimi atje, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës u largua duke ia liruar hapësirën për veprim KFOR-it.
Trembëdhjetë ditë më parë kur edhe u vendos reciprociteti për targat, disa grupe serbe bllokuan në rrugët e Jarinjës dhe Bërnjakut duke pamundësuar lëvizjen e lirë drejt pikave kufitare.
Njësia Speciale e Kosovës u vendos për të ruajtur rendin dhe sigurinë në veri, ndërsa mori përgëzime nga kryeministri Kurti, që sipas tij vepruan me profesionalizëm.
Nga e hëna Kosova dhe Serbia do të zbatojnë vendosjen e shiritave ngjitës duke mbuluar kështu simbolet shtetërore në targat e automjeteve.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta