Nicholas Giacobbe komenton zbatimin e marrëveshjes: Përparim i mirë nga Kosova dhe Serbia
I ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe ka folur mbi zbatimin e marrëveshjes së Brukselit sa i përket reciprocitetit për targat e automjeteve.
Zbatimin e marrëveshjes e cilëson “përparim të mirë” si për Kosovën ashtu dhe për Serbinë, ndërsa thekson se prania e KFOR-it në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë është e përkohshme.
“Për dy javë presim që operacionet kufitare të kthehen në normalitet”, tha ai.
Në këtë kuadër të zbutjes së tensioneve, z. Giacobbe fton të dyja shtetet, që të rifillojnë procesin e dialogut.
“Është koha për të ecur me këtë vrull dhe për të rifilluar me zell dialogun”, ka thënë ai.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në pjesën e veriut, pas largimit të barrikadave dhe tërheqjes se njësive speciale gjithçka është rikthyer në normalitet.
“Gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, pas largimit të pengesave, lirimit të rrugëve për qarkullim dhe lëvizje të lirë i është kthyer normalitetit, përderisa njësitet policore patrulluese përfshirë ato kufitare vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore”, thejsoi policia, me anë të një komunikate të shpërndarë për mediat.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta