SPAK nis verifikimet për politikanin shqiptar tek ‘Pandora Papers’, mëson Euronews Albania
SPAK po verifikon informacionet e ‘Pandora Papers’ lidhur me llogaritë offshore të 330 zyrtarëve publikë nga e gjithë bota, ku rezulton edhe një politikan shqiptar.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se SPAK do vendosë nëse do të ketë një hetim lidhur me këtë çështje vetëm pasi të ketë vlerësuar dhe verifikuar të dhënat sekrete.
Rrjedhja e dokumenteve sekrete që zbuloi pasuritë e fshehura të zyrtarëve nga e gjithë bota, ishte lajm në të gjitha mediat e botës nga mbrëmja e së dielës.
Në listën e përmendur janë mbreti i Jordanisë, presidenti i Rusisë, Ukrainës, Kenias, Qipro plus ministrat e financave të Pakistanit, Holandës dhe Brazilit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me kompanitë offshore. Mes hartës rezulton edhe një politikan shqiptar, zyrtarë nga Serbia si dhe presidenti i Malit të Zi Gjukanoviç.
Llogaritë offshore janë përdorur për të menaxhuar në mënyrë sekrete dhe për të lëvizur shuma të mëdha parash me qëllim që të fshehin pasurinë e vërtetë të personit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta