Rritja e infektimeve, afro 800 nxënës pritet të testohen çdo ditë në RMV

4 Tetor 2021 | 13:12

Në Maqedoninë e Veriut do nisë një proces testimi nëpër shkollat fillore dhe të mesme për të pasur një pasqyrë të qartë lidhur me infektimin e mundshëm të fëmijëve gjatë mësimit.

Rreth 8200 nxënës do të testohen për një periudhë 10-ditore, sipas zgjedhjes së rastësishme. Pra, do të testohen afro 800 nxënës në ditë.

Ekipet shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë do të shkojnë nëpër shkolla për të marrë mostrat dhe për të analizuar rezultatet.

Përjashtim nga ky proces do të bëjnë klasat me më pak se dhjetë nxënës, pasi përhapja është më e ulët.

Në Maqedoninë e Veriut rekomandohet marrja e dozës së tretë të vaksinës për të gjithë qytetarët, informoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha që të gjithë që ndjehen potencialisht më të rrezikuar nga infektimi mund ta marrin dozën e tretë në të gjitha pikat e vaksinimit.

Deri tani 329 persona në Maqedoninë e Veriut e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026