Harta e re gjyqësore, avokatët kundër propozimit për një gjykatë apeli
Në kohën kur Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për hartën e re gjyqësore, avokatët thonë se propozimi për shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme, do të sjellë pasoja.
“Një nga rekomandimet e Bashkimit Europian është aksesi në drejtësi. Ne e shohim shumë problematike shkrirjen e këtyre gjykatave dhe përqendrimin në një të vetme. Aksesi do ulej ndjeshëm, duhet rishikuar”, shprehet Arbër Hoxha.
“Ka konflikt mes KLGJ dhe ministrisë së drejtësisë për vet faktin se sot me gjithë këto gjykata apeli po zhvillohen gjyqet edhe për shkak të mungesë së gjyqtareve dhe prokurorëve me shumë vonesë e jo më pastaj të jetë vetëm një gjykatë apeli që sorollatjet e qytetarëve do jenë pafund”, thotë Vjollca Pustina.
Një gjykatë e vetme apeli siç propozon qeveria e gjyqësorit, do të sjellë edhe kosto financiare për qytetarët sidomos ato larg Tiranës.
“Do sillte kosto të mëdha ekonomike duke patur parasysh zvarritjen e proceseve. Sikur të vinte vetëm njëherë dhe të mbaronte atë proces do të ishte shumë mirë por me të gjitha gjasat nuk përfundon kështu”, thotë avokati Hoxha.
“Imagjino të vij një qytetar nga Gjirokastra në Tiranë, rruga, ndoshta nuk zhvillohet gjyqi ditën e caktuar për shkak se shtyhet seanca”, sipas avokates Pustina.
Përplasja mes KLGJ-së dhe ministrisë së drejtësisë për hartën e re gjyqësore ku propozohet edhe shkrija e gjykatave të shkallës së parë në rrethe të vogla vijon prej 1 viti. Fillimisht ajo është kundërshtuar nga ish-ministja e drejtësisë Etilda Gjonaj ndërsa edhe pasardhësi i saj Ulsi Manja bëri me dije pak ditë më parë se qytetarëve duhet t’u lehtësohet ofrimi i shërbimit gjyqësor.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta