Ndërron jetë gazetari dhe komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo

5 Tetor 2021 | 09:37

Gazetari i njohur sportiv ka ndërruar jetë të martën, pas një beteje të gjatë me COVID-19. Ai ishte transferuar në Turqi për mjekim të specializuar prej më shumë se një muaji, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Lajmi është bërë me dije në rrjetet sociale nga miqtë e komentatorit dhe gazetarit të mirënjohur të cilët shprehin dhimbjen për humbjen e madhe.

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari sportiv Ervin Sina, njëkohësisht mik i Kosta Grillos, vlerësoi si të pazëvendësueshëm kontributin e tij në sportin shqiptar.

“Ikona e komentit sportiv, që ka bashkëpunuar ngushtë me klubet dhe ka dhënë shumë nga vetja në menaxhimin sportiv. Ndarja e tij nga jeta në moshë të re është lajm i keq për familjen, për ne që e njohëm dhe sportin në Shqipëri”, tha gazetari Sina.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026