Mister rënia e avionit në Kelmend, policia kërkon informacion nga Mali i Zi dhe Kosova
Në avionin sportiv dyvendësh të rrëzuar në zonën e Kelmendit në Malësi të Madhe nuk është gjendur asnjë send i kundërligjshëm, njofton policia.
Autoritetet sqarojnë se pas kqyrjes së mjetit fluturues, i cili ndodhej rreth 800 metër larg kufirit me Malin e Zi, nuk janë gjendur shenja dalluese si: flamur, dokumente të origjinës apo ndonjë dokument tjetër identifikimi.
Sipas policisë, nuk janë identifikuar pilotët dhe nuk janë përcaktuar ende shkaqet e rënies së avionit ngjyrë gri, i cili ka një gjatësi prej 6 metër dhe një gjerësi prej 10.5 metër.
Gazetari Eni Ferhati raporton se është pothuajse e pamundur që avionë të tillë të kapen nga radarët, por efektivët e policisë kanë marrë në pyetje disa banorë të zonë nëse kanë parë diçka të dyshimtë.
Sakaq, policia shqiptare po kërkon informacion nga Mali i Zi dhe Kosova për përcaktimin e itinerarit të fluturimit që ka ndjekur ky avion.
Avioni u rrëzua mesditën e djeshme në zonën e Malësisë së Madhe. Për këtë ngjarje, Kryetari i Bashkisë se Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj tha për Euronews Albania se banorët e Kelmendit iu ofruan ndihmë personave që gjendeshin në avion, por janë refuzuar prej tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta