Zgjedhjet lokale në RMV pritet të zhvillohen më 17 tetor, 301 kandidatë në garë
Në Maqedoninë e Veriut zhvillohen zgjedhjet lokale më 17 Tetor.
Në garë janë rreth 11 mijë kandidatë për kryetarë dhe këshilltarë në 80 komuna në vend.
301 kandidatë konkurrojnë për kryetar komune, vetëm 8.31% e kandidatëve janë gra.
Për të parin e qytetit të Shkupit në garë janë 12 kandidatë, ndjekur nga Struga dhe Dollneni, me nga 8 kandidatë, gjithashtu gjithsej janë 24 kandidatë të pavarur.
Mbi 10.600 kandidatë janë të përfshirë në garën për këshilltarë. Në këto zgjedhje, për herë të parë do të përdoren aparatet për skenimin e gjurmëve të gishtërinjve, për të identifikuar votuesit.
Gjithashtu parashikohet mundësia e votimit me dokumente personale të skaduara, si dhe nëse personi nuk është regjistruar fillimisht në listën e votuesve, por i plotëson kushtet për të ushtruar të drejtën e votës.
Në listë janë gjithsej 122 parti, koalicione, kandidatë dhe lista të pavarura. KSHZ, tani më ka realizuar shortin për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 17 Tetorit.
Këto zgjedhje, organizohen me protokolle Covid, si dhe parashikohet votimi në izolim.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta