Nga pronat tek makinat luksoze, SPAK sekuestron pasuritë e “Ben Qimes”

6 Tetor 2021 | 09:58

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Arben Enver Isufaj, i njohur si ‘Ben Qimja’. Ky i fundit ka qenë i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa tashmë është i lirë.

SPAK njofton se ka sekuestruar disa kompani tregtare në pronësi të tij, disa prona të patundshme dhe 6 automjete luksoze.

Rreth 1 vit më parë Operacioni Forca e Ligjit, OFL i kërkoi Ben Qimes si subjekt i ligjit special të justifikonte pasuritë.

Pak vite më parë u rrëzua edhe kërkesa e Italisë për ekstradimin e Ben Qimes drejt vendit fqinj për trafik kokaine, ndërsa sipas policisë ai duhet të justifikonte burimin e pasurisë si person nën hetim në Itali për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

“Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre”, thuhej në kërkesën e OFL.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026