Kriza e ujit alarmon OKB-në: Nëse bota nuk vepron e bashkuar do të vuajë pasojat

6 Tetor 2021 | 11:29

Pasuria ujore globale është në rrezik dhe nëse vendet në mbarë botën nuk miratojnë urgjentisht reforma për të rritur bashkëpunimin mes tyre dhe njëkohësisht financimet, atëherë një krizë është e pashmangshme.

Paralajmërimi është bërë të martën nga Agjencia e OKB-së për Meteorologjinë, sipas të cilës, ndryshimet e klimës, si përmbytjet dhe thatësira, do të rrisin rrezikun për mungesën e ujit dhe numri i njerëzve që do ta vuajnë atë do të rritet.

“Impakti i ndryshimeve të klimës ndihet kryesisht tek uji, që është gjithashtu një ndër përbërësit kyç të katastrofave natyrore. Përmbytjet dhe thatësirat janë katastrofat më të zakonshme dhe njëkohësisht me impaktin më të madh tek jeta e njeriut dhe ekonomia,” – deklaroi Petteri Taalas nga Organizata Botërore e Meteorologjisë.

Organizata Meteorologjike Botërore vlerëson se numri i personave që nuk do të kenë një akses të përshtatshëm tek uji do të kalojë kuotën e 5 miliardëve brenda 2050-s, nga 3.6 miliardë që ishte në 2018-n.

Për këtë arsye, Organizata bën thirrje për më shumë veprim dhe më shumë financime nga qeveritë, me qëllim përmirësimin e menaxhimit të rezervave të ujit. Gjithashtu, ajo e vë theksin tek nevoja për ndërtimin e sistemeve më të avancuara të paralajmërimit të përmbytjeve në Azi dhe thatësirës në Afrikë.

“Ne duhet të përmirësojmë menaxhimin e burimeve ujore në vendet në zhvillim dhe në ato më pak të zhvilluara dhe duhet të investojmë në shërbimet kundër thatësirës dhe përmbytjeve, sidomos në Afrikë dhe Azi. Në këto sisteme kemi mangësi e po ashtu edhe në shkëmbimin e informacionit, gjë që duhet të ndryshojë,” – tha Taalas.

Pavarësisht disa tepricave të verifikuara në rezervat ujore, organizata ka konstatuar se 107 vende janë larg arritjes së objektivit për të pasur një furnizim të qëndrueshëm me ujë brenda 2030-s.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026