Kurti takohet me Vuçiç në prani të Merkel dhe Macron
Në samitin e Sllovenisë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në praninë e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Diskutimet janë përqendruar tek Procesi i Berlinit, lirinë e lëvizjes dhe njohjen e diplomave.
“Në një takim me kancelaren Merkel, presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shprehet Kurti.
Përpara takimit në Bërdo të Sllovenisë, presidenti serb Vuçiç deklaroi se Serbia nuk mund të bëhet pjesë e BE pa zgjidhur problemet me Kosovën.
“Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët e BE-së kanë të njëjtin oreks. Pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së”, u shpreh ai.
Pas takimit, presidenti francez foli për mediat ku vuri theksin tek zgjerimi i BE, por fillimisht duhen zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Situata mes Serbisë dhe Kosovës, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duket shumë kompleks. Duhet të përparojmë mbi këtë temë, por qëllimi ynë është të mundemi t’u ri-japim një perspektivë Ballkanit që janë të gjithë në Europë”, tha Macron.
Në nisje të takimit, vetë Kurti ka ngulmuar se zgjidhja e vetme mes dy vendeve është njohja reciproke. Kryeministri i Kosovës kritikoi BE për mos liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë dhe u bëri thirrje vendeve që nuk e njohin Kosovën që të ndryshojnë qëndrim, nëse vërtet jan ëtë interesuar që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE në të ardhmen.
Spanja është një ndër shtetet që nuk e njeh Kosovën, por kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez nuk e ka penguar ky fakt për tu ulur në të njëjtën tryezë, por pa praninë e simboleve të shtetit të Kosovës.
Samiti për Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Slloveni me 27 shtetet anëtare është pjesë e angazhimit strategjik të BE-së me Ballkanin Perëndimor, në përputhje me agjendën strategjike 2019-2024. Ai pason samitin BE-Ballkan Perëndimor 2018 në Sofje dhe samitin 2020 BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb, i cili u mbajt përmes video-konferencës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta