233 të vdekur në 5 javë, COVID-19 vazhdon të marrë jetë
Shqipëria vazhdon të ketë një numër të lartë ditor të rasteve pozitive dhe fataliteteve nga COVID-19.
Gjatë ditës së fundit ka pasur 9 të vdekur dhe 572 raste të reja të prekur nga coronavirus.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 179 pacientë, nga të cilët 31 janë në gjendje më të rënduar.
Rastet aktive në të gjithë vendin i kalojnë 8 mijë, ku vetëm në Tiranë numërohen rreth 3600 të prekur.
Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron 2 734 viktima. Vetëm gjatë muajit shtator dhe javën e parë të tetorit ka pasur 233 të vdekur.
Statistika (06 Tetor 2021)
Testime totale 1,224,108
Raste pozitive 173,190
Raste të shëruara 162,322
Raste Aktive 8134
Humbje jete 2,734
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3599
Durrës 905
Fier 738
Shkodër 619
Vlorë 480
Elbasan 443
Berat 294
Lezhë 284
Gjirokastër 230
Kukës 202
Korçë 173
Dibër 167
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta