‘Janë kursimet e prindërve’, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares për kthimin e parave që iu sekuestruan në banesë

7 Tetor 2021 | 12:34

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, e cila kërkonte kthim të vlerës monetare të sekuestruar në banesën e saj gjatë kontrollit.

Sipas gjyqtares, paratë e sekuestruara janë pensioni dhe kursimet e prindërve dhe u duhen atyre për nevoja jetike.

Në seancë ka qenë e pranishme edhe vetë gjyqtarja e cila mes lotësh ka deklaruar se fëmijët dhe prindërit e saj janë në kufijtë e mbijetesës. Ndërsa prokurorët kërkuan rrëzimin e kërkesës së ish-gjyqtares.

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha u arrestua në muajin shkurt të këtij viti me urdhër të SPAK, me akuzën për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Ish-gjyqtarja dyshohet se do të lironte një të dënuar kundrejt një shumë të konsiderueshme parash.

Bashkë me gjyqtaren Enkelejda Hoxha u arrestuan dhe disa persona të tjerë mes të cilëve funksionarë të Gjykatës së Krujës dhe mjeku i njohur, Edvin Prifti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026