Qytetarët dhe bizneset në Vlorë ankohen për rritjen e çmimit të ushqimeve, bie konsumi
Rritja e çmimit të bukës dhe një të sërë produktesh në Vlorë ka krijuar jo pak problem tek qytetarët, ndërsa pensionistët janë ata më të penalizuarit.
“Çfarë të bëjmë, bukën e merrnim 500 tani e marrim 600, gjithmonë po pasurohen ata që kanë. Janë ngritur të gjitha, bukën do ta marrim se s’kemi çfarë të bëjmë, sikur bukë thatë”, u shpreh një qytetar.
“Është rritur 200 lekë, ne jemi pensionistë, tërhiqemi zvarrë”, tha një tjetër.
Për prodhuesit e bukës kjo periudhë është shoqëruar edhe me ulje të konsumit.
“Ulje konsumi ka, por ende nuk është e matshme nëse vjen nga ngritja e çmimit apo nga largimi i emigranteve. Pasi kjo ulje reflektohet çdo vit ne periudhën fundshtator- tetor”, tha një tregtar.
Në shumë dyqane në qytet ushqimet me listë dominojnë përditshmërinë e qytetarëve.
Sakaq situata është rënduar edhe për baret në qytet. Me ikjen e turistëve, vlonjatët shpenzojnë pak ose aspak, thotë një prej adminsitratorëve të një bari në zonën e Lungomares.
“Rritja e produkteve të shportës patjetër ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve tek ne dhe parashikimet për më tej patjetër do penalizojnë edhe biznesin”, u shpreh administratori.
Për kryetarin e Dhomës së Tregtisë, Arben Breshani në këtë krizë ajo që është e rëndësishme është të ketë një program të detajuar nga ana e qeverisë, jo vetëm për popullatën, por edhe për bizneset.
LEXONI GJITHASHTU:
- Eksperti i ekonomisë: Pagat në Kosovë si në Afrikë, çmimet si në Europë
- Zaev ul TVSH e energjisë për të mbrojtur qytetarët në RMV nga rritja e çmimit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta