Njihuni me europarlamentarët që po i kthehen mjekësisë për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19

9 Prill 2020 | 18:56

Institucionet e BE-së janë nën izolim, dhe ndërsa politika është zhvendosur në internet, ata që janë trajnuar në fushën e mjekësisë po shkojnë drejt frontit të parë në luftën kundër pandemisë së coronavirusit. 

“I jam kthyer punës si doktor përsëri në një klinikë private ku e kam ushtruar profesionin tim deri në fund të 2002, shumë kohë më përpara”, tha eurodeputeti gjerman Peter Leiese për Euronews.

Në kamera përmes Skype ai tregon mjetet mjekësore të vendit që po punon, ku shpjegon se merret me detyrat e lehta, si psh analizat e gjakut. 

Një tjetër ish-doktoreshe dhe eurodeputete është Chrysoula Zacharopoulou nga Franca. Këto ditë ajo po punon në spitalin ushtarak afër Parissit. Përjetimi i krizës nga afër po e ndihmon atë të formojë disa perspektiva mbi përgjigjen e BE-së. 

“Në një krizë kaq të madhe sanitare, është normale që ne të mos kishin një përgjigje të saktë që në fillim. Por tani, mendoj se Komisioni, institutet, duke përdorur teknologjinë moderne, po e kontrollojnë më mirë gjendjen. Mendoj se solidariteti europian është i dallueshëm.

E shkuara në fushën e mjekësisë ka qënë një ndihmë për shumë eurodeputetë për të kuptuar nevojat e shëndetit publik, përtej kufijve. Peter Liese thotë se ai ka filluar të nxisë Komisionin për të krijuar një pikë kontakti mes spitalave që kanë akoma kapacitet për të panuar pacientë. 

Të dy doktorët ngurrojnë të japin një përgjigje për kohëzgjatjen e kësaj situate. Ata e kuptojnë se izolimi mund të jetë i vështirë për të gjithë. 

“Le të tregohemi modestë dhe të durueshëm. Le të respektojmë të gjithë duhet të ndjekim instruksionet dhe të qëndrojmë në shtëpi”. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026