Franca i bashkohet Spanjës në finale, “blutë” mposhtin në limit Belgjikën

8 Tetor 2021 | 09:27

Ekipi kampion i Botës, Franca arriti të rikuperonte dy gola disavantazh duke marrë një fitore 2-3 ndaj Belgjikës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi Belgjika në minutën e 37’ të ndeshjes, me Yannick Carrasco i cili i dha avantazhin të vetëve. Tre minuta më vonë, rezultatin e dyfishoi ylli i Chelseat, Romelu Lukaku.

Pjesën e dytë e nisi furishëm Kombëtarja e Francës, me sulmuesin e Real Madridit Karim Benzema I cili shënoi në minutën e 62’ për ta ngushtuar rezultatin në 2:1. Shtatë minuta më vonë, “Gjelat” gjetën golin e barazimit, pasi sulmuesi Kylian Mbappe shënoi nga pika e bardhë në minutën e 69’ për ta barazuar rezultatin në 2:2.

Kur ndeshja ishte drejt fundit, dhe barazimi ishte i pashmangshëm, mbrojtësi i krahut të majtë, Teo Hernandez shënon golin e tretë dhe të fitores për Francën në minutën e 92, duke e përmbysur rezultatin kundër Belgjikës në 3:2.

Me këtë fitore, Kombëtarja e Francës do të përballet me Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve, kurse Belgjika do të zhvillojë ndeshje kundër Italisë në garën për vendin e tretë të këtij kompeticioni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026