Adriatik Llalla në kërkim ndërkombëtar, SPAK mbyll procedurat
SPAK ka përfunduar procedurat ligjore dhe ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën.
Pak ditë më parë policia dorëzoi raportin për mos gjetjen e ish-kryeprokurorit pas dënimit me formë të prerë me dy vite burg.
Llalla qe shpallur fajtor për fshehje të të ardhurave në lidhje me shpenzimet për lindjen djalit të tij në SHBA, që sipas prokurorëve pati një kosto kjo prej 7 mijë dollarësh. Ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe trualli në periferi të Tiranës si dhe një apartament në Durrës.
Llalla bëhet i pari ish-zyrtar i lartë i drejtësisë që dënohet me burg. Në vitin 2018 Llalla u përfshi në listën e personave “non grata” nga SHBA. Atij dhe familjarëve të tij iu ndalua udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta