Haradinaj kërkon debat në Parlament për gazsjellësin amerikan
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dorëzuar Kuvendit një kërkesë për debat në lidhje me projektin amerikan për gazin nga ana e Qeverisë Kurti.
Haradinaj shprehet se pohimet se Fondi prej 200 milionë dollarësh i MCC nuk ka qenë i specifikuar për gazin dhe diversifikimin e energjisë, është i pavërtetë.
Sipas kreut të AAK qeveria e Kosovës po refuzon një projekt të tillë duke e cilësuar si “gaz rus”.
Ish-kryeministri i Kosovës thotë se për këtë “projekt janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e realizimit të tij” dhe se janë kryer “dy studime fizibiliteti që janë financuar me miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë”.
“Pikërisht tani kur jemi në fazën e finalizimit të këtij projekti dhe në prag të skadimit të afatit për aprovim të vendosur nga MCC dhe SHBA, Qeveria e Kosovës ka vendosur pezullimin e tij, madje duke e cilësuar gazsjellësin amerikan si gaz rus”, shprehet Haradinaj.
Ish-kryeministri i Kosovës thotë se “çështja e gazit amerikan nuk mund as të mjegullohet e as të spostohet me të pavërteta”, ndaj ka kërkuar debat në Parlament.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta