Hamilton penalizohet, Bottas fiton ‘pole position’ në Turqi
Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton ishte më i shpejti në pistën e Stambollit, por i pari do të niset shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas.
Kjo pasi një penalizim me 10 vende për britanikun do të bëjë që ai ta nisë garën nga vendi i 11-të.
Ndërkaq, rivali i tij direkt për titull, Max Verstappen do të niset i dyti, ndërsa treshja plotësohet me Charles Leclerc të skuderisë Ferrari.
Hamilton dhe Verstappen janë në garë të hapur për titullin kampion pasi britaniku ka deri tani 246.5 pikë ndërsa piloti holandez ka vetëm dy pikë më pak.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur dhe shtatë gara. Dy pilotët kanë treguar rivalitet të lartë pasi në dy raste në Silverstone dhe Monza janë përplasur.
Piloti i “Red Bull” ka qenë i pafat dhe në dy incidente të ndodhura në Baku dhe Budapest.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta