Tyson Fury fiton me K.O ndaj Wilder dhe ruan titullin kampion në WBC

10 Tetor 2021 | 10:56

Britaniku Tyson Fury konfirmohet kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), pas fitores me K.O (Knock Out) në raundin e 11-të ndaj amerikanit Deontay Wilder, sfidë e zhvilluar në Las Vegas, duke fituar kështu edhe trilogjinë. Boksieri britanik korri fitoren e 31-të në karrierë, duke qëndruar i pamposhtur.

Një përballje që nisi e ekuilibruar, por në raundin e tretë është Fury ai që hedh në tapet Wilder. Ky i fundit nuk dorëzohet dhe reagon në raundin e katërt, duke hedhur dy herë në tapet britanikun. Në raundet që pasojnë është britaniku që dominon në ring, por në raundin e dhjetë arrin ta hedhë sërish Wilder në tapet. Ndërsa në të 11-tin, goditjet e forta të Fury e bëjnë të pamundur zhvillimin e duelit nga amerikani. Wider bie sërish në tapet dhe këtë herë gjyqtari ndal sfidën, pasi amerikani nuk vazhdon dot më.

Nga raundi në raund Wilder dukej më i dobët dhe i lodhur, fakt që u shfrytëzua mirë nga Fury, që është një boksier që mbrohet mirë dhe reagon shpejt. Një triumf i merituar i britanikut, që dhuroi spektakël në ring, qëndron i pamposhtur dhe konfirmohet si një nga boksierët më të mirë në histori në peshën e rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026