Franca fiton Ligën e Kombeve, Mbappe dhe Benzema përmbysin Spanjën
Ekipi kombëtar francez është kthyer te trofetë pas zhgënjimit që mori në Europian. “Blutë” e drejtuar nga Didier Deshamps fituan Ligën e Kombeve duke mundur në finale Spanjën me përmbysje. Skuadra franceze tregoi edhe një herë se është një nga më të forta në botë dhe po e tregon këtë nivel prej disa vitesh. Golat për gjelat u shënuan nga Benzema e Mbappe. Pas takimit trajneri francez Didier Deschamps u shpreh i lumtur për trofeun dhe finalen e luajtur nga Franca.
“Ka kundërshtarë që kanë shumë cilësi. Ne e kishim topin në 20 minutat e para, pastaj ne vuajtëm shumë, ne zbritëm vetëm me një gol, pastaj u kthyem në lojë. Ne morëm disa rreziqe, por ishin ato që na ndihmuan të rikuperojmë topin më mirë më vonë dhe të jemi më të rrezikshëm. Ata gjithmonë kanë aftësinë për të mbajtur topin. Cilësia është aty, por ne gjithashtu kemi karakterin e duhur për të fituar”, tha Didier Deschamps, trajner i Francës.
Ndërkohë, Spanja zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke e qarkulluar topin me shpejtësi dhe krijuar raste të mira për gol, por talentet francezë edhe një herë bënë diferencën. Pas humbjes së hidhur kundër Francës, trajneri i Spanjës Luis Enrique u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit që ai drejton.
“Ne largohemi pa kupën, por ishim konkurrues kundër kampionit të botës dhe mundëm kampionët e Evropës, të cilët kishin edhe potencialin fizik. Në fillim paguam diçka, por ishim agresivë dhe e morëm lojën në anën tonë. Ne e zhbllokuam atë, por ata barazuan një minutë më vonë dhe nuk na lanë të marrim frymë”, tha Luis Enrique, trajner i Spanjës.
Ndërkohë, tifozët francezë dolën në rrugë për të festuar fitoren e ekipit të tyre në përballjen me Spanjën në San Siro. Për sa i përket ndeshjes për vendin e tretë, Italia arriti të mposhte 2-1 ekipin e Belgjikës.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta