Energjia elektrike në bursë, importi javor me çmimin aktual 8.5 deri në 10 milionë euro 

11 Tetor 2021 | 16:25

OSHEE ka hapur ankandin e radhës për blerje energjie për periudhën 13-17 tetor. Ky ankand është i pari për periudhën e gjendjes së emergjencës energjetike, ndërsa çmimi ditor në bursën e Hungarisë mbetet i lartë mbi 190 euro për megavat.

Shqipëria nuk po siguron energji të mjaftueshme për të mbuluar konsumin e nevojshëm. OSHEE ka hapur procedurën e ankandit për të mbuluar nevojat në periudhën 13-17 tetor për një sasi të përgjithshme 44 400 megavat të ndarë në dy fasha orare.

Ankandi paraardhës ishte ai i 4-10 tetor, kur Furnizuesi i Tregut të Lirë importoi energji me vlerë 13 milionë euro me një çmim rekord prej 233 euro/MËh. Ky është çmimi më i lartë me të cilin vendi ka siguruar ndonjëherë energji, ndërsa për deri dy muaj më parë çmimi mesatar ishte 60 euro për megavat.

Në Bursën Hungareze, çmimi i energjisë këtë të hënë arriti 192.9 euro/megavat, po aq sa të dielën, ndërsa e marta pritet të sjellë sërish rritje të çmimit në 228 euro në mesataren ditore.

Por, nga blerja e energjisë në bursë, shtetet mund të përfitojnë, sikundër edhe të humbasin në një ankand ditor, pasi ai luhatet nga orë në orë. Megjithatë, për 44 mijë megavatët e kërkuar nëse në ankandin e radhës Shqipëria do të importojë me çmimet aktuale mesatare ditore në bursë, ajo do të shpenzojë nga 8.5 milionë euro deri në 10.1 milionë euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026