Zbardhet vendimi i gjykatës për Mediun: Rënia e imunitetit i hap rrugën gjykimit

12 Tetor 2021 | 13:19

Fatmir Mediu nuk është gjykuar asnjëherë për çështjen e Gërdecit. Është ky një nga argumentet e paraqitura nga Gjykata e Posaçme e Apelit në vendimin e zbardhur për ish ministrin.

Ky argument është kundërshtuar më herët nga vetë ish ministri i cili pretendon se rihapja e çështjes është shqyrtuar dhe është hedhur poshtë.

Në vendimin e gjykatës theksohet se afatet e parashkrimit janë respektuar, pasi Mediu është marrë i pandehur që në vitin 2009.

Argument tjetër i cituar nga gjykata është edhe fakti që Mediut iu hoq imuniteti në vitin 2012, çka i hap rrugën gjykimit.

shin kallëzimet e Zamira Durdajt, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, që shërbyen si shtysë për SPAK për të rihetuar çështjen.

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme fillimisht u rrëzua nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme me argumentin se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për rishqyrtimin e çështjes dhe se nuk ka prova të reja, por Apeli i GJKKO i dha dritën jeshile rinisjes së gjykimit për ish-ministrin.

Për këtë vendim avokatët e Mediut kanë paralajmëruar se do i drejtohen Gjykatës së Lartë.

Ish-ministri i Mbrojtjes ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku shpërthimi në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec u mori jetën 26 personave.

Çështja ndaj Mediut u mbyll një vit më vonë, më 14 shtator 2009, kur ai u ri-zgjodh deputet pasi avokatët mbrojtës në atë kohë argumentuan se hetimi ndaj tij bëhej vetëm pas autorizimit të Kuvendit për heqjen e imunitetit. Dosja ndaj tij u rihap me 24 shtator të këtij viti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026