Grabiten dosjet e pronave në zyrat e Këshillit të Qarkut të Vlorës

12 Tetor 2021 | 21:48

Dokumente mbi pronat në Dhërmi dhe një dosje letërkëmbimi mes prokurorisë së Vlorës dhe Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, janë grabitur gjatë natës në Këshillin e Qarkut të Vlorës.

Ngjarja është denoncuar nga roja e objektit, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga autori me sende të forta, ndërsa dyshohet se grabitësi ka hyrë nga dritarja, ka marrë dokumente në zyrat e drejtorisë dhe më pas është larguar nga dera, duke kërcënuar sërish rojën e zyrave.

Kryetari i Kishit të qarkut Ervis Moçka tha për Euronews Albania se nuk mund të prononcohet pasi çështja është nën hetim, duke shtuar gjithashtu, se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi Drejtoria e Administrimit të Mbrojtjes së Tokës ka përcjellë kopje të njehsuar të dokumentacionit të pronave në Kadastrën e Vlorës.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se ne zyrë janë marrë një dosje letërkëmbimi me prokurorinë si dhe dokumente të ndarjes së tokës në bazë të ligjit 7501 në zonën e Dhërmiut.

Ajo që bie në sy është fakti se grabitësi ka qëndruar shumë pak në zyrë, çka hedh hije dyshimi për një bashkëpunëtor të mundshëm brenda institucionit, që i ka treguar për vendndodhjen e dokumentacionit të kërkuar.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej kohësh prokuroria ka nisur një hetim për çështjen e pronave dhe vërtetësinë e dokumentacionit të pronave pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës, ndërsa dhe grabitja e zyrës së pronave në Qarkun e Vlorës dyshohet të ketë lidhje me dokumentar origjinal të reformës 7051, të cilat ndodhen në këtë zyrë.

Grabitja e dosjes së pronave rikthen edhe njëherë në vëmendje çështjen e pronave në bregdet, e cila vijon të jetë “Thembra e Akilit” në qarkun e Vlorës, ku presioni kriminal shkaktoi dorëheqjen e me shumë se 13 drejtorëve brenda dy vitesh në Kadastrën e Vlorës fakt ky i pranuar asokohe edhe nga drejtori i përgjithshëm Artan Lame.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026