Tensionet në veri të Kosovës, Borrell: Aksionet e njëanshme që rrezikojnë stabilitetin, të papranueshme
Shefi i Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Joseph Borrell ka deklaruar se duhet të ndalen menjëherë incidentet e dhunshme në veri të Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, z. Borrell thekson se aksionet e njëanshme që rrezikojnë stabilitetin, janë të papranueshme.
“Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, shprehet përfaqësuesi i lartë i BE-së.
Ditën e sotme, aksioni anti-kondrabandë i zhvilluar nga policia e Kosovës hasi kundërshtinë e qytetarëve serbë në veri të vendit.
Situata agravoi pas kontrolleve në disa farmaci serbe, ndërsa turmat e qytetarëve sulmuan me mjete të forta policinë, si dhe u dogj një automjet me targa të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tensione në veri të Kosovës, qytetarët serbë kundërshtojnë aksionin anti-kontrabandë të policisë
- Aksioni i policisë në Veri të Kosovës, reagon kryeministri Kurti
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta