Këshilltari i Ministrisë së Brendshme: Policia s’ka nevojë për leje në veri, aksionet në Kosovë do të vijojnë

14 Tetor 2021 | 16:57

Aksioni i djeshëm policor në veri të Kosovës ka sjellë reagime nga shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrel, i cili i cilësoi aksionet si të papranueshme pasi rrezikojnë stabilitetin. I të njëjtit mëndin është edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili u shpreh se deklarata e Borrel duhet të shihet në një kontekst më të gjërë.

Mirëpo për Ferdinand Nikollën, këshilltar politik i Ministrit të Punëve të Brendshme në Kosovë, aksionet në veri të vendit janë normale, me synim të vetëm luftën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Z. Nikolla në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania tha se nuk nevojitet një leje e veçantë për të ndërmarrë operacione të tilla në veri të vendit, pasi ligji funksionon njësoj për të gjitha rajonet e Kosovës.

“Në pjesën veriore të Mitrovicës policia nuk ka nevojë për ndonjë leje të veçantë për të vepruar, siç ishte edhe rasti i operacionit të djeshëm. Institucionet veprojnë sipas Kushtetutës së Kosovës, pa pasur nevojë për kësi veprimesh”, u shpreh z. Nikolla.

Ferdinand Nikolla tha se aksionet e policisë nuk ishin të përqendruara vetëm në veri, por përfshinë edhe 4 rajone të tjera, Prishtinën, Pejën, Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut.

Operacioni zhvillohej në 26 lokacione në të njëjtën kohë, sipas këshilltarit të ministrit Xhelal Sveçla.

Z. Nikolla theksoi se veprimet u drejtohen bandave kriminale dhe jo qytetarëve të Kosovës dhe se do të vijohet me operacione të tilla me të njëjtin intensitet.

“Do të vazhdojmë me operacione të tilla në të gjithë territorin e Kosovës, pasi një plagë e cila rëndon buxhetin dhe shoqërinë tonë është krimi i organizuar. Është ndër prioritetet tona dhe intensiteti nuk do të ulet”, u shpreh z. Nikolla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026