U hodhën nga dritarja për t’i shpëtuar flakëve, humb jetën 1 person

16 Tetor 2021 | 08:30

Rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës dy persona janë hedhur nga dritarja e katit të katërt të një pallati në Astir pasi banesa u përfshi nga flakët.

Hava Osmenaj, rreth 62 vjeç dhe Klodjan Osmenaj rreth 36 vjeç janë derguar në spital. Gruaja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa djali ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Pamje nga pallati në Astir ku u dogj banesa. Foto: Euronews Albania

Ka dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia, por nuk përjashtohet as mundësia që të jetë vënë qëllimisht duke qenë se 36-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor.

Aktualisht forcat zjarrfikëse po kryejnë ekspertizën.

Pamje nga pallati në Astir ku u dogj banesa. Foto: Euronews Albania

 

Lajmi në përditësim…

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026