Kur do të jetë gati shtëpia muze e Dritëro Agollit? Ministrja e Kulturës përgjigjet për Euronews Albania

16 Tetor 2021 | 12:21

Ministrja e Kulturës Elva Margariti është përgjigjur nga Korça për mungesën e një shtëpie muze të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

Kjo çështje u ngrit si problematikë pak ditë më parë nga Euronews Albania, që solli në vëmendje se ceremonia e 90-vjetorit të lindjes së Agollit u mbajt në një lokal dasmash e jo në një shtëpi muze ashtu siç ishte premtuar.

“Shtëpia muze e Dritëroit është pjesë e një projekti të cilin po e ndjekim bashkë me Bashkinë e Tiranës, ajo është një godinë që mbart vlera arkitektonike, por edhe shpirtërore, pjesë e një projekti që po shkon përpara. Kemi bashkëpunimin edhe me familjarët, vetëm dy ditë më parë patëm një premierë për filmin të prodhuar “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, kjo është tjetër kontribut që vjen në 90 vjetorin e tij të lindjes. Patjetër që nisma mund të ketë shumë më tepër, por duhet vlerësuar bashkëpunimi midis ministrisë dhe familjarëve,” – deklaroi Margariti.

Ndërkohë qyteti i Maliqit ende është pa një pallat kulture. Që prej djegies se tij në vitin 2016, prej 5 vitesh vetëm rrënojat ngelen ne atë qytet.

Amaneti i Dhimitër Orgockës për t’u ndërtuar përpara se ai të ndërronte jetë, nuk u mbajt.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026