Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, ambasada ruse në morg

16 Tetor 2021 | 16:11

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike ku humbën jetën katër turistë rus, ndërsa mësohet se përfaqësues të ambasadës ruse kanë qenë prezent në morg.

Ata kanë ndjekur nga afër marrjen e kampioneve të trupave të pajetë nga ku dhe do të zbulohet shkaku i vdekjes.

Turistët rus ishin në Shqipëri që prej ditës së diel, ndërsa të premten në mbrëmje gjendeshin në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë. Ata ishin kthyer nga Ohri i Maqedonisë, udhëtim ky i programuar nga guida turistike që i shoqëronte.

Pasi hëngrën darkë rreth orës 9, katër turistët rus shkuan në dhomën e SPA-së ku ka sauna dhe xhakuzi. Në momentin që ndodheshin aty, një recepsioniste ka shkuar për t’i pyetur nëse ju duhet diçka, por ata kanë refuzuar.

Po e njëjta recepsioniste i është afruar përsëri turistëve pak minuta para se SPA-ja të mbyllej, por asnjë nuk është përgjigjur. Ajo gjeti trupat e pajetë pranë xhakuzit sapo del nga pjesa e saunës së hotelit.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse turistët kishin konsumuar alkool apo substanca të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026