“Lusi” niset drejt qiellit, anija kozmike e NASA-s do eksplorojë orbitën e Jupiterit

16 Tetor 2021 | 21:20

Një anije kozmike e NASA-s, e quajtur “Lusi”, u nis drejt qiellit mëngjesin e së shtunës, në një mision 12-vjeçar për eksplorimin e 8 asteroidëve.

Shtatë nga gurët misteriozë hapësinorë janë mes grupit të asteroideve të përfshira në orbitën e Jupiterit dhe mendohet se janë mbetjet e pacenuara të formimit planetar.

“Mendoj se kuptimi i kërcënimeve që i kanosen Tokës është një pjesë kritike e analizimit të asteroidëve dhe sidomos të objekteve afër Tokës. Kjo veçori nuk përbën kërcënim, por ndodhet atje dhe ne mund ta vizitojmë dhe të mësojmë se si të veprojmë”, shprehet Thomas Zurbuchen, administrator i NASA-s.

Misioni i anijes “Lusi” në orbitë u pasqyrua edhe përmes një videoje të animuar, që tregonte dhe asteroidët.

“Pjesa më emocionuese është t’i vizitosh këto objekte dhe të mësosh prej tyre. Natyrisht, kjo është e mundur dhe teknikisht më duhet t’ju them se mundësohet nga një prej orbitave më të çmendura që kam parë në misionet e mia. 12 vjet fluturim nga toka në atë orbitë është absolutisht e pabesueshme”, tha Zurbuchen.

Misioni me vlerë 981 milionë dollarë është i pari që synon të arrijë të ashtuquajturin Rrethimi Trojan i Jupiterit. Bëhet fjalë për mijëra, në mos miliona asteroidë që ndajnë orbitën ekspansive përreth Diellit. Disa prej asteroideve trojanë i paraprijnë Jupiterit, ndërsa të tjerë e ndjekin atë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026