Kurti thirrje diasporës: Prilli vendimtar për ta ndaluar rritjen e COVID-19, ndryshe sistemi shëndetësor bie në kolaps
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur për arsyet e kërkesës së tij për bashkatdhetarët me qëllim të luftimit të përhapjes së pandemisë me coronavirusin e ri COVID-19. Ai në një konferencë për media tha se prilli do të jetë muaji vendimtar për të ndaluar lakoren e rritjes së kësaj sëmundjeje që tashmë ka prekur të gjithë botën, shkruan KosovaPress.
“Ndihma e diasporës ka qenë e vazhdueshme në luftë e në paqe. Jemi të vetëdijshëm se shteti ynë as për së afërmi nuk ua ka larë borxhin bashkatdhetarëve, por duke qenë bashkë me ta do të tejkalojmë këtë sfidë, më e madhja kjo në Kosovën e pavarur. Tash na duhet angazhim dhe përqendrim që të dalim sa më shpejt dhe sa me pak pasoja”, u shpreh Kurti.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë të bjerë intensiteti i kurbës së përhapjes së coronavirusit, në të kundërtën gjendja mund të rezultojë me vdekje të shumta dhe të çojë në kolapsin e sistemit shëndetësor.
283 persona të prekur me COVID-19 janë identifikuar deri tani në Kosovë, 27 vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që nisur nga shifrat në rritje një ditë më parë prishtina u shpall zonë karantine duke ndaluar të gjitha hyrje-daljet në kryeqytet.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet