Voton presidentja e Kosovës: Zgjedhësit kanë në dorë cilësinë e jetës së tyre

17 Tetor 2021 | 11:27

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani votoi dhe bëri thirrje për pjesëmarrje në votime.

Pasi ushtroi të drejtën e saj Osmani theksoi se procesi është tejet i rëndësishëm duke qenë se zgjedhësit kanë në dorë cilësinë e jetës së tyre në komunat përkatëse.

Presidentja solli në vëmendje se qytetarët e Kosovës janë të aftë të dëshmojnë sërish se mund të mundësojnë dhe mbrojnë çdo proces demokratik, ndërsa bëri thirrje që të respektohen masat anti-COVID.

“Shëndeti i qytetarëve është prioritet mbi prioritetet,” – u shpreh Osmani.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026

Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike

“Kosova ka nevojë për unitet dhe për një vizion që e forcon shtetin brenda dhe jashtë vendit”, tha kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani...
08:29 | 29/05/2026

Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër....
08:27 | 29/05/2026