Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

29 Maj 2026 | 08:27

Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër. Sipas tij, Gjini do ta përfaqësonte denjësisht vendin dhe do ta bënte krenar Kosovën dhe kombin.

Haradinaj tha se vendi nuk është në gjendje të mirë dhe se duhet angazhim i secilit për ta përmirësuar situatën.

“Kosova nuk është mirë, secili prej nesh duhet të bëjë më të mirën për ta nxjerrë nga kjo gjendje. Unë besoj se e kam bërë më të mirën, sepse me zemër, me bindje dhe me shpirt ia kam besuar njërit prej njerëzve më të zotë që njoh për kandidat për kryeministër, Ardian Gjinin”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj tha se tashmë që jemi të lirë nuk duhet të pranohen metoda komuniste të mbijetesës, duke iu referuar qeverisë aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mbas kaq dekadash që jemi të lirë, nuk duhet të pranohen metoda komuniste të mbijetesës. Janë metoda komuniste, por jo komunizëm i ndonjë sistemi të avancuar, janë metoda që na kthejnë mbrapa. Ne nuk duhet të jetojmë me këto metoda. Na duhet mirëqenie që buron nga të ardhura dhe nga një pagë dinjitoze. Nuk janë rritur pagat në sektorin publik, nuk janë rritur pensionet, nuk është rritur mbështetja sociale që i takon secilit me të drejtë”, u shpreh Haradinaj.

Kandidati i Aleancws për kryeministër, Ardian Gjini, pati kritika të ashpra ndaj raportit të kryeministrit Albin Kurti me Amerikën. Ai tha se kush nuk e do Amerikën, nuk e do as Kosovën.

“Na këtu kemi njeri që thotë: po, po e dojmë Amerikën, po edhe pa ta bwn. Ata që thonë se bën edhe pa Amerikën edhe pa NATO-n, nuk janë ka e duan Kosovën, nuk janë ka i dojnë shqiptarët. Janë ka dojnë me i bo me besu që disi kemi mundësi me ia kthy shpinën ndryshe, por kjo që na e themi për aleancat tona nuk është vetëm oportunizëm. Nuk është se na vetëm kemi nevojë për partnerët tanë që na quajnë partnerë edhe pse jemi të vegjël. Na jemi një popull që duhet me ditë me tregu që i çmojmë ata që na janë gjend kur kemi qenë më së vështiri”, u shpreh Gjini.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026