Shkodra përballë COVID-19, strukturat shtetërore apel për kujdes të shtuar
Situata e rënduar si shkak i COVID-19 në qytetin e Shkodrës ka bërë që drejtuesit e Policisë së Shtetit të zbarkojnë në qytetin verior. Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, kanë inspektuar nga afër situatën në qytetin verior.
Ata edhe njëherë tjetër vunë theksin tek ndërgjegjësimi i qytetarëve, si një ndër kushtet kryesore që do të frenojnë probabilitetin e përhapjes së pandemisë globale të COVID-19.
I dërguari i posaçëm i qeverisë për të monitoruar situatën në Shkodër është caktuar Besfort Lamallari. Gjatë fjalës së tij, zoti Lamallari tha se duhet një bashkëpunim mes institucioneve vendore dhe qendrore për të bllokuar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
“Ne duhet të kemi bashkëpunimin e qytetarëve. Masat do të jenë në varësi të trendit aplikohen dhe përshtaten. Bashkëpunimi i institucioneve qendrore dhe vendore është kyç, por e theksoj se ndërgjegjja e qytetarëve për të mirën e tyre, që dhe Shkodra të ketë një trend për ta mbajtur situatën nën kontroll me shpresën se do ringrihemi”, zv.ministri i Brendshëm.
Shef i Shtabit i Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, tha se prania e forcave tona në qytet tregon se situatë është akoma e vështirë. Sipas tij, beteja me COVID-19 kërkon ndërgjegjësimin maksimal të banorëve në të Shqipërinë.
“Fakti që shohim Forcat e Armatosura që të jenë në qytet me armatim tregon se sa e rëndësishme është kjo. Është një ngjarje e pazakontë. që Forcat e Armatosura të jenë në terren. Kjo tregon se sa e rëndësishme dhe e vështirë është situata. Ka një përmirësim, ka ndërgjegjësim, por rreziku më i madh është kur mendojmë se e kemi kaluar apo e kemi fituar këtë betejë. Beteja nuk fitohet pa përfunduar”, tha Bardhyl Kollçaku, shef i Shtabit i Forcave të Armatosura.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta