Shkodra e Vlora paralajmërojnë përgjysmim të autobusëve urbanë
Edhe Shkodra e Vlora kanë paralajmëruar përgjysmimin e autobusëve të trafikut urban për qytetarët.
Shoqata e transportit në Shkodër ka thënë se do përgjysmojë mjetet deri në pezullimin e punës. Edhe shoqata e transportit në Vlorë bën të ditur se ka probleme financiare si rrjedhojë e shtrenjtimit të naftës, por thotë se ende nuk ka marrë një vendim.
Bëhet e ditur se biltetat e transportit publik nuk kanë ndyshuar.
Në Tiranë, Unioni i Transportit Publik kërkon heqjen e akcizës dhe uljen e TVSH-së, përndryshe do të vazhdojë të operojë me gjysmën e autobusëve.
Unioni kërkon heqjen e akcizës, indeksimin e çmimit dhe zbritjen e TVSH-së nga 20% në 6%.
Fatjon Kasamaj, nënkryetar i Shoqatës së Transportit Publik, gjatë një intervistë për Euronews Albania ka thënë se ky është një vendim që ishin të detyruar ta merrnin sepse kostoja është e papërballueshme për operatorët. Ai thotë se presin që të paktën gjysma e kushteve të kërkuara.
“E fundit që ngelet është ngritja e çmimit të biletës, gjë të cilën ne nuk e dëshirojmë, por nuk kemi zgjidhje tjetër për momentin”, tha ai.
Përgjysmimi i flotës urbane do të vazhdojë pa afat, deri kur të plotësohen kushtet e kërkuara, thonë përfaqësuesit e Unionit.
Ky vendim, që nga fillimi i javës ka sjellë kaos, radhë në stacione dhe mbipopullim të autobusëve të trafikut urban në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta