SHBA dhe BE do të forcojnë angazhimin në Ballkanin Perëndimor
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord që të forcojnë angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor, në mbështetje të progresit të rajonit në rrugëtimin europian.
“Ky rajon i përket Bashkimit Europian. Integrimi më i afërt do të forcojë stabilitetin dhe do të kontribojë në prosperitetin e njerëzve në rajon. Në këtë kontekst, ne nënvizojmë se negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të nisin pa vonesa”, është thënë në deklaratën e përbashkët pas takimit midis Sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian Joseph Borrell.
Ndalur tek raportet mes Kosovës dhe Serbisë, palët shprehin rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli.
BE-ja dhe SHBA-ja po ashtu thonë se mbështesin veprimet e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe inkurajojnë palët që të angazhohen për zbutjen e tensioneve Kosovë-Serbi.
“Ne mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ritheksojmë se dhuna ndaj civilëve, gazetarëve, policisë, apo ndonjë autoriteti tjetër, është e papranueshme”, thuhet në deklaratë.
Kjo deklaratë e përbashkët ka ardhur disa ditë pasi Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka konsideruar të njëanshëm aksionin e Policisë së Kosovës për luftim të kontrabandës në disa qytete të Kosovës, përfshirë veriun.
Deklarata është publikuar një ditë pasi Komisioni Evropian ka miratuar paketën e zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e rajonit të përfshira në këtë proces.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet