Të rinjtë e Shqipërisë dhe Serbisë, memorandum bashkëpunimi për sfidat e përbashkëta

20 Tetor 2021 | 16:55

Për të afruar më tej të rinjtë e Shqipërisë me ato të Serbisë është nënshkruar këtë të mërkurë një memorandum bashkëpunimi mes Kongresit Rinor të dy vendeve.

Drejtorja e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peci tha se të rinjtë në Shqipëri dhe Serbi kanë sfida të përbashkëta si pjesë të të njëjtit rajon, gjë që e thekson rëndësinë e bashkëpunimit.

“Të materializohet ajo fqinjësia e mirë duke qenë se të rinjtë e Shqipërisë dhe Serbisë kanë sfida të përbashkëta, sidomos në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Janë çështje që lidhen me nxitjen e punësimit, edukimin cilësor, me më shumë hapësira publike për të rinjtë”, u shpreh Dafina Peci.

Të rinjtë e dy vendeve kanë treguar interes për të ndërtuar ura bashkëpunimi, megjithatë nuk ka munguar dhe hezitimi.

“Ata që ia dinë rëndësie dialogut kanë treguar interes për të ndërtuar ura më të qëndrueshme bashkëpunimi. Ka shumë punë për të bërë me ata të rinj që janë hezitues, të rinj që janë në zonat kufitare ku ndjeshmëria është më e lartë”, tha Dafina Peci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026