‘E vërteta’, ish-presidenti Trump krijon platformën e tij sociale

21 Tetor 2021 | 09:34

“Truth” (E Vërteta) kështu quhet rrjeti social i ish-presidentit amerikan Donald Trump të cilin shumë shpejt do ta shohim në konkurrencë me platformat e tjera si Facebook apo Twitter.

Ish-presidenti prej kohësh është ndaluar t’i përdorë rrjetet sociale kryesisht pas trazirave të 6 janarit në Capitol Hill .

Trump shprehet se platforma e tij do të qëndrojë përballë tiranisë së rrjeteve të mëdha të cilat i akuzon se censurojnë zërat kundërshtarë në SHBA.  

Grupi “Trump Media & Technology” të cilin ai e drejton, gjithashtu ka ndërmend të nisë një shërbim abonimi me video sipas kërkesës.

Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Twitter, megjithatë presidenti juaj i preferuar amerikan hesht. Kjo është e papranueshme. Unë jam i emocionuar për të dërguar së shpejti të vërtetën time të parë në ‘Truth Social’. Unë jam i kënaqur që së shpejti do të filloj të ndaj mendimet e mia dhe të luftoj kundër Big Tech,” – u shpreh Trump në një deklaratë.

Rrjeti social, pritet të jetë në shërbim muajin tjetër.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026