Paralizohet tregtia në SHBA, bllokohen zinxhirët e furnizimeve

21 Tetor 2021 | 19:25

Rreth 200 mijë kontejnerë të ngarkuar kanë mbetur stok në portin e Los Anxhelosit, duke portretizuar kështu krizën e zinxhirit të furnizimeve që aktualisht ka mbërthyer sektorët e manifakturës dhe atë të shitjes me pakicë në Shtetet e Bashkuara.

Ai i Los Anxhelosit është një ndër portet më të rëndësishme për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave në Amerikë. Volumi i trafikut përmes oqeanit në portin Long Beach përbën 40 për qind të totalit të të gjitha porteve amerikane.

Aktualisht, sipas të dhënave të autoriteteve, në portin në fjalë janë edhe 24 anije tregtare që kanë mbetur të ankoruara, ndërsa 11 të tjera janë në radhë për të hyrë në port.

Qeveria amerikane ngriti një grup të posaçëm pune në qershor për të zgjidhur krizën e furnizimeve në transport dhe atë të procesimit të ushqimeve. Megjithatë, katër muaj më vonë, bllokimi i kontejnerëve në portet e vendit nuk po tregon shenja lehtësimi.

Edhe numri i kamionëve të transportit që hyjnë dhe dalin nga porti i Los Anxhelosit është i vogël. Shkak për këtë situatë është mungesa e krahut të punës, që konsiston në punonjësit e punëve fizike të portit dhe në shoferët e kamionit.

Sipas Shoqatës Amerikane të Transporteve, mungesa aktuale e shoferëve të kamionëve në Shtetet e Bashkuara u rrit me 30 për qind krahasuar me nivelin para pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026