100 euro ndihmë, plani i qeverisë franceze për të ndihmuar qytetarët

23 Tetor 2021 | 09:36

Në kohën kur liderët e BE ende nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të përballuar krizën energjetike, Franca duket se është gati të ndihmojë shtetasit e saj.

Qeveria franceze bën me dije se do të paguajë me 100 euro çdo qytetar, të ardhurat neto mujore të të cilit janë 2.000 euro ose më pak,  masë kjo për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.

E ashtuquajtur “Leja e inflacionit” do të shkojë automatikisht për rreth 38 milionë francezë, përfshirë edhe ata që nuk drejtojnë një makinë apo një motor. Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e biznesit në fund të dhjetorit.

Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin pagesën e tyre në fillim të vitit 2022. Por, sipas disa qytetarëve është e pamjaftueshme pasi vetëm një herë nuk zgjidhet asgjë.

“Nuk është e besueshme. Nëse dikush harxhon 70 euro karburant çdo muaj, një pagesë prej 100 euro, mendoj se është e kotë. Unë mendoj se nuk mjafton. Është turp sepse ajo që duhet të bëjnë është të gjejnë një zgjidhje reale dhe jo vetëm të japin  ndihmë vetëm njëherë”, u shpreh një qytetare në Francë.

Pagesa prej 100 eurosh do të jetë pa taksa dhe kryeministri Jean Castex tha se do t’i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro.

Presidenti Emmanuel Macron është gjashtë muaj larg zgjedhjeve presidenciale dhe rritja e çmimeve të energjisë kërcënon të shkaktojë një valë të re protestash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026