Kryeministrja serbe Bërnabiç: Ka pasur plan për të vrarë Vuçiç

24 Tetor 2021 | 15:36

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç gjatë një interviste televizive ka deklaruar se është planifikuar vrasja e Presidentit, Aleksandër Vuçiç. Gjatë intervistës për TV Pink në Beograd, kryeministrja serbe ka shtuar se gjithçka lidhjet me një tentativë për grusht shteti.

“Ka qenë e planifikuar për një kohë të gjatë dhe në detaje”, ka deklaruar Bërnabiç duke shtuar se krahas kësaj ka pasur një fushatë mediatike për të ngritur akuza ndaj presidentit serb në mënyrë që ai dhe familja të etiketoheshin si ‘klan kriminal’.

Sipas asaj që ka deklaruar kryeministrja serbe, vrasja e Vuçiç ishte planifikuar që të realizohej më 27 janar në Beograd gjatë inaugurimit të monumentit të Stefan Nemanja.

Bërnabiç nuk ka dhënë detaje pse prokuroria nuk nisi procedura hetimore kundër organizatorëve.

Ana Bërnabiç tha se Vuçiç ishte nën presion nga sulmet ndaj djalit të tij, Danilo dhe sipas saj kjo ndodh pasi nuk mund ta fajësojnë për asgjë që lidhet me çështjet ekonomike dhe politike.

“E dinë cila është pika e tij e dobët dhe nisën ta godisni Danilon. Ju po kriminalizoni një të ri, ai është vazhdimisht në faqet e para të gazetave ditore dhe javore”, shtoi Bërnabiç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026