Ndryshime të reja në polici, pritet lëvizja e shefave të komisariateve

25 Tetor 2021 | 11:57

Kreu i policisë së shtetit, Gledis Nano ka lajmëruar ndryshime të tjera në rang zëvendësdrejtorësh.

Kështu, Artur Shira nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Durrës shkon me të njëjtin post në Fier.

Ilir Proda, nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Korçë shkon në të njëjtën pozitë në Elbasan.

Vendin e Prodës në Korçë e zë Ermal Muça. Sakaq, ndryshime në rang zëvendësdrejtorësh priten në Dibër, Kukës, Lezhë etj.

Po brenda kësaj jave kreu i policisë, Gledis Nano pritet të bëjë edhe ndryshimet në radhët e shefave të komisariateve në Tiranë dhe qarqe të tjera në vend.

Lëvizjet e fundit vijnë pas ndryshimeve të krerëve të policisë dhe drejtorëve në 11 qarqe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026