Rritja e borxhit publik do rëndojë ekonominë në vend, sipas ekspertit Xhepa

25 Tetor 2021 | 17:13

Në projekt-buxhetin për vitin 2022 të qeverisë, parashikohet rritje pagash për disa kategori. Njëherazi, qeveria ka deklaruar se do të ketë rritje të borxhit publik.

Këtë fenomen e sheh si kontradiktor eksperti i ekonomisë Selami Xhepa, i cili për Euronews Albania u shpreh se një qeveri që po pëson rritje ekonomie, nuk ka nevojë të rrisë borxhin publik, ndërsa tha se shtimi i borxhit do e rëndojë shumë ekonominë në vend.

“Ka shumë kontradiktave pasi thuhet se do të rritet borxhi publik kur paskemi rritje të fortë ekonomike. Marrja e borxheve ndodh atëherë kur rrezikojmë shembje të ekonomisë”, u shpreh z. Xhepa.

Eksperti i ekonomisë tha se burimet e financimet dhe kostot që shoqërojnë politikat e buxhetit të shtetit, duhen diskutuar dhe bërë transparente.

Ai tha se rritja e pagave për disa kategori si policët, apo mjekët nuk është përgjigje ndaj krizës aktuale, por ndjekje e politikave të qeverisë për ripërshtatje afatgjatë të pagave.

“Indeksimi i pagave dhe pensioneve modeste për grupe të caktuara është thjesht një ndjekje e një polikë të qeverisë që ka të bëjë me ripërshtatje të pagave me trendin afatgjatë dhe jo përgjigje ndaj krizës aktuale”, tha z. Xhepa.

Selami Xhepa foli edhe për reformën në sektorin energjetik në vend, ku tha se zhvillimet deri tani nuk janë pozitive, pasi “nuk ka shtuar asnjë kilovat energji elektrike, përveç kontratave të trashëguara”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026