Kapen mbi 45 kg heroinë në Portin e Durrësit

26 Tetor 2021 | 08:30

45.5 kilogramë heroinë janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit.

Sasia e drogës u kap në një kamion të ngarkuar me krom, me destinacion Portin e Barit në Itali.

Policia ka arrestuar në flagrancë 2 persona, O. D., 36 vjeç, banues në Fier dhe A. Ç.,  45 vjeç, banues në Durrës.

Lënda narkotike, sqaron policia, është gjetur në kamionin tip “Scania” në pronësi të shtetasit A. Ç., që drejtohej nga shtetasi O. D. dhe i ngarkuar me krom, me destinacion shtetin italian, me konkretisht në kabinën e kamionit.

43 pakot e mbështjella me natriban kishin brenda lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026