Rritja e çmimeve shqetëson qytetarët e Kosovës

26 Tetor 2021 | 11:05

Kosova po përballet me rritje çmimesh në të gjitha produktet bazë, duke filluar nga ato ushqimore deri te transportet.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), norma vjetore e inflacionit në muajin shtator ka arritur në 4.9 për qind.

Qytetarët e shohin të alarmuar rritjen e çmimeve të produkteve bazë, ndërkohë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi nga ata “qetësi e durim” teksa thotë se po punojnë që ditëve në vijim të kenë një pako masash që u vijnë në ndihmë qytetarëve.

“Kosova, sikurse e gjithë bota, i është ekspozuar një inflacioni që kryesisht vie si rezultat i katër faktorëve: shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë, rikthimit të konsumit global më shpejt sesa që mund të përshtatej prodhimi i cili gjatë pandemisë ishte stopuar, rritja në nivel global e çmimit të energjisë dhe spekulantët e ndryshëm që bëhen profiterë të krizave”, shkruan Kurti në Facebook.

Por qytetarët thonë se rritja e çmimeve është më e madhe se sa që thotë indeksi i çmimeve të konsumit.

“Unë i marr 100-euro pension. Kam punuar 30 vjet dhe e marr këtë pension. Çfarë mund të bëjë njeriu me 100 euro në muaj? Buka kushton 35 cent, po thonë që do të bëhet 50 cent. Vaji ka qenë rreth 1 euro, tani është bërë 1.65 euro”, thotë një qytetar në Prishtinë.

Një qytetare tjetër thotë se ka rritje drastike të çmimeve.

“Vërehet që rritja është drastike e çmimeve, si e gjërave ushqimore si dhe gjerave tjera të jetës së përditshme. Për popullin kosovar dihet që kjo është shumë e vështirë që t’ia dalin, sidomos sa i përket edhe pjesës së pandemisë”, thotë ajo.

Tjetër qytetar nga Prishtina thotë se jetesa po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

“(Rritja e çmimeve) Është e sikletshme për një numër të konsiderueshëm të popullatës sepse disa persona nuk disponojnë as rroga, kemi shumë njerëz që jetojnë me ndihma. Edhe ne që kemi rroga e që punojmë po e kemi të vështirë”, thotë ai.

Derisa ka ngritje të çmimeve, rrogat në sektorin publik dhe privat gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rënie. Kurse gjatë këtij viti, nuk ka pasur ndonjë lëvizje.

Në vitin 2020, paga mesatare bruto ishte 466 euro, sa është edhe aktualisht, derisa në vitin 2019 ishte 477 euro. Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020, ishte 380 euro, derisa në vitin 2019 ishte 411 euro.

Shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 25 për qind. Ndërkaq numri aktual i familjeve që marrin ndihmë sociale nga 60 euro deri në 180 euro, është afër 26.000 me mbi 100.000 anëtarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026